Categories: LajmeRajon-Botë

Ngjarje tragjike: 19-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident fatal në Austri

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë.

Sipas mediave lokale, i riu ishte përfshirë në një aksident të rëndë pasi automjeti i tij është përplasur me një kamion. Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke bërë që drejtuesi të mbetej i bllokuar brenda makinës, ndërsa në vendngjarje është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e tij.

Autoritetet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes, ndërsa familjarët janë njoftuar për tragjedinë.

Media austriake “ORF” raportoi se i riu, i cili jetonte në Eferding, ishte duke u nisur për në punë rreth orës 07:00 të mëngjesit të së shtunës. Sipas të dhënave fillestare, për arsye ende të paqarta ai ka kaluar në korsinë e kundërt të qarkullimit.

Kamioni drejtohej nga një 63-vjeçar, ndërsa përplasja frontale ka bërë që të dy automjetet të përfundojnë me dëmtime të mëdha.

Pas aksidentit, një mjek që ndodhej pranë ka dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Alkovenit dhe Polsingu për nxjerrjen e të riut. Megjithatë, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Një familjar ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar babanë e viktimës për rastin tragjik, ndërsa familja ka marrë edhe mbështetje psikologjike. Shoferi i kamionit raportohet se ka mbetur në gjendje shoku pas aksidentit.

Admin1

Recent Posts

Nita Latifi feston 3-vjetorin e dashurisë, ndan një moment romantik nga Parisi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…

12 hours ago

Rexhepi kritikon Komunën e Tetovës dhe Gjykatën Kushtetuese për qasjen ndaj identitetit të qytetit

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…

12 hours ago

Edona Llalloshi ironizon me humor Adelina Thaçin pas zgjedhjeve

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…

12 hours ago

Selvija Kasapi prek me dedikimin për Shpat Kasapin, paralajmëron publikimin e këngës “NANA”

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…

12 hours ago

MPB paralajmëron rregulla më të ashpra për trotinetët elektrikë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…

12 hours ago

Butrint Imeri i përgjigjet kritikave për sfidën e 100 mijë eurove: “Do ta shihni më 3 korrik”

Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…

13 hours ago