Në Tetovë zbulohet laborator droge – Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut me detaje

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.J. (30) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe vënie në qarkullim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 27.03.2025, zyrtarë policorë kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku është zbuluar një laborator i improvizuar me pajisje për krijimin e kushteve të kontrolluara për kultivimin e marihuanës, ndërsa janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe bimë të kanabisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial