Milatoviq për vizitë zyrtare dy ditore në Shkup

Shkup, 30 mars – Nesër dhe pasnesër, në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë Presidenti i Malit të Zi, Sh.T. z. Jakov Milatoviq.

Për këtë arsye, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelohet tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *