Mendi Qyra është paditur

Kryetari i Komunës së Strugës, M.Q. (65 vjeç, nga fshati Bixhevë), është paditur penalisht për “kryerje të pakujdesshme të detyrës”.

Sipas Ministria e Punëve të Brendshme, ai dyshohet se ka emëruar si ushtrues detyre drejtor në NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” një person që nuk i plotësonte kushtet ligjore për pozitën.

Personi i emëruar, M.J. nga Struga, sipas hetimeve, nuk kishte arsimimin e duhur dhe as certifikatën e kërkuar për njohje të gjuhës angleze, si dhe nuk përmbushte disa kritere të Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Me këtë veprim, sipas autoriteteve, i është mundësuar përfitim i paligjshëm financiar përmes pagës dhe kontributeve si drejtor i ndërmarrjes publike NP Ujësjellës dhe Kanalizime Strugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *