Categories: LajmeMaqedoni

Marrëveshje mes Mexhitit, Kasamit dhe Mickoskit për provimet e licencave në shqip

Krerët e VLEN dhe kryeministri i vendit sot në një takim urgjent janë pajtuar që të nisin punën pa vonesë për plotësime të nevojshme në ligjin për përdorim të gjuhëve për të precizuar tekstualisht e mundësuar hyrjen në krejt provimet e licencave të profesioneve përkatëse për studentët shqiptarë edhe në gjuhën shqipe, mëson Zhurnal.mk.

Burimet e afërta nga ky takim thanë për Zhurnal.mk se Izet Mexhiti, Bilall Kasami e Hristijan Mickoski janë pajtuar njëzëri në takimin e sotëm që strukturat përkatëse qeveritare zgidhjen afatgjate e gjithpërfshirëse të bëjnë përmes zgjerimit të ligjit në fjalë, në përgjigje të situatës së tensionuar në vend dhe kërkesave të drejta të studentëve shqiptarë, të cilët sot do të protestojnë për herë të dytë këtë vit për hyrje në provimet për licenca profesionale në gjunë shqipe, pos atij të jurisprudencës.

Sipas të njëjtave burime, me ndryshimet e ardhshme në ligj do të përfshihen të gjitha degët e provimeve, ai i jurisprudencës, përmbaruesëve, noterëve…e kështu me radhë, deri tek krejt provimet e degëve të tjera të krejt fakulteteve për studentët shqiptarë.

Ndërkohë mbetet ende për t’u mësuar se kur do të hartohet versioni qeveritar i propozimit të parë e miratimit të tij nga qeveria, para se të dërgohet në kuvendin e vendit.

Mbetet po ashtu e panjohur nëse i njëjti do të dërgohet për mendim edhe në Komisionin e Venedikut të Këshillit të Evropës, ashtu siç edhe pat premtuar më herët Mickoski. //Zhurnal.mk përcjell Zhurnal.mk .

Admin1

Recent Posts

Nita Latifi feston 3-vjetorin e dashurisë, ndan një moment romantik nga Parisi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…

12 hours ago

Rexhepi kritikon Komunën e Tetovës dhe Gjykatën Kushtetuese për qasjen ndaj identitetit të qytetit

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…

12 hours ago

Edona Llalloshi ironizon me humor Adelina Thaçin pas zgjedhjeve

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…

12 hours ago

Selvija Kasapi prek me dedikimin për Shpat Kasapin, paralajmëron publikimin e këngës “NANA”

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…

12 hours ago

MPB paralajmëron rregulla më të ashpra për trotinetët elektrikë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…

12 hours ago

Butrint Imeri i përgjigjet kritikave për sfidën e 100 mijë eurove: “Do ta shihni më 3 korrik”

Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…

13 hours ago