Categories: LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e rrjetit global për siguri kibernetike

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka njoftuar se Qendra Qeveritare për Reagim ndaj Incidenteve Kibernetike (MKD-GOV-CSIRT) është pranuar si anëtare e plotë e FIRST, organizata më e madhe ndërkombëtare që bashkon ekipet për reagim ndaj incidenteve të sigurisë kompjuterike.

Sipas Andonovskit, anëtarësimi paraqet një arritje të rëndësishme për vendin dhe një konfirmim të avancimit të Maqedonisë së Veriut në fushën e sigurisë kibernetike.

Ai theksoi se ky sukses është arritur falë angazhimit të ekspertëve vendorë dhe kapaciteteve të ndërtuara në kuadër të Ministrisë së Transformimit Digjital dhe Sektorit për Siguri Kibernetike, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Sipas ministrit, anëtarësimi në FIRST do t’i mundësojë vendit qasje më të shpejtë në informacione mbi kërcënimet kibernetike, bashkëpunim më të ngushtë me ekspertë ndërkombëtarë dhe koordinim më efikas në rastet e sulmeve apo incidenteve të sigurisë digjitale.

Andonovski bëri të ditur se ky hap përmbush edhe një nga detyrimet e përcaktuara në Agjendën Reformuese, me afat realizimi deri më 30 qershor 2026, duke hapur rrugën për sigurimin e fondeve të reja nga Plani i Rritjes.

Ai shtoi se institucionet do të vazhdojnë të investojnë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e sigurisë së shërbimeve digjitale për qytetarët dhe bizneset.

Admin1

Recent Posts

Nita Latifi feston 3-vjetorin e dashurisë, ndan një moment romantik nga Parisi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…

12 hours ago

Rexhepi kritikon Komunën e Tetovës dhe Gjykatën Kushtetuese për qasjen ndaj identitetit të qytetit

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…

13 hours ago

Edona Llalloshi ironizon me humor Adelina Thaçin pas zgjedhjeve

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…

13 hours ago

Selvija Kasapi prek me dedikimin për Shpat Kasapin, paralajmëron publikimin e këngës “NANA”

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…

13 hours ago

MPB paralajmëron rregulla më të ashpra për trotinetët elektrikë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…

13 hours ago

Butrint Imeri i përgjigjet kritikave për sfidën e 100 mijë eurove: “Do ta shihni më 3 korrik”

Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…

13 hours ago