Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka udhëtuar mesditën e kësaj të diele drejt Dablinit për ndeshjen miqësore që do ta luajë ndaj Irlandës. Pas humbjes në gjysmëfinalen e plej of-it nga Danimarka, të përzgjedhurit e seleksionuesit Goce Sedlloskit do të përballen me humbësit e gjysmëfinales tjetër, të cilët u mposhtën nga Çekia dhe tashmë të dyja përfaqësueset do të zhvillojnë një ndeshje të karakterit miqësorë. Për këtë sfidë Sedlloski nuk do të ketë në dispozicion Miovskin dhe Atanasovin, por edhe Aleksandar Trajkovskin, i cili gjatë ditës paralajmëroi pensionimin nga futbolli reprezentues. Maqedonia nesër do të ketë stërvitjen zyrtare, teksa të martën nga ora 20:45 do të luajë ndeshjen me Irlandën.
Maqedonia drejt Dublinit për ndeshjen miqësore ndaj Irlandës
