Kryeministri i sapozgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, ka deklaruar se do të pezullojë ose mbyllë funksionimin e transmetuesit publik shtetëror MTVA, duke e akuzuar për njëanshmëri dhe përhapje propagande gjatë fushatës zgjedhore.
Në një intervistë të transmetuar pikërisht në një nga kanalet e këtij transmetuesi publik, ai tha se media shtetërore ka vepruar kundër partisë së tij dhe se do të reformohet plotësisht pas formimit të qeverisë së re.
“Ky mekanizëm dezinformimi do të mbyllet sapo të nisë qeveria e Tisza-s,” deklaroi Magyar, duke iu referuar projektit të tij politik.
Ai shtoi se plani i tij përfshin krijimin e një sistemi mediatik të pavarur dhe të paanshëm, ndërsa akuzoi MTVA për lajme të pavërteta dhe sulme personale gjatë fushatës zgjedhore.
Nga ana tjetër, drejtuesit e transmetuesit publik i kanë mohuar këto akuza, duke theksuar se institucioni ka vepruar brenda kornizës ligjore dhe ka ofruar hapësirë për të gjitha forcat politike.
Deklaratat e tij kanë nxitur debat të gjerë në vend lidhur me rolin e medias publike dhe lirinë e informacionit./telegrami.mk
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…
Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…
Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…
Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…
Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…