“Lum ai djalë për nënën që ka,” u shpreh Pandora, e cila i ka kushtuar edhe një këngë djalit të Shpatit, Roelit të vogël, të cilën e interpretoi për herë të parë premierë në studio.
Nga ana tjetër, Selvija ka zgjedhur t’i shprehë mirënjohjen e saj publike Pandorës përmes një letre rrëqethëse, ku e quan atë “drita jonë” në mes të dhimbjes së madhe për humbjen e Shpatit.
Përmes këtij mesazhi, Selvija tregoi se falë ndihmës dhe mbështetjes së Pandorës, Roeli i vogël ka arritur të vazhdojë terapinë e stimulimit dhe kopshtin. Ajo u shpreh e lumtur që sot po e dëgjon zërin e të birit çdo ditë e më shumë.
Në letrën e saj, Selvija theksoi se do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Pandorës për dashurinë, kujdesin dhe dorën e ngrohtë që u zgjati atëherë kur kishin më së shumti nevojë. Ndihma e këngëtares ka qenë vendimtare në trajtimin mjekësor të djalit, i cili nuk fliste, por që sot, falë terapive të mundësuara, po bën hapa të mëdhenj përpara. /Prive By Liberta Spahiu