Gazetarja amerikane Shelly Kittleson, e cila u rrëmbye në Bagdad javën e kaluar, është liruar, raportojnë mediat ndërkombëtare duke iu referuar burimeve zyrtare irakiane.
Përgjegjësinë për rrëmbimin e ka marrë Kataib Hezbollah.
Sipas një zyrtari të përfshirë në rast, lirimi i saj ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, ndërsa detaje mbi vendndodhjen aktuale nuk janë bërë publike.
Mësohet se ajo ishte mbajtur në Bagdad deri në momentin e lirimit, ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka dalë ende me një konfirmim zyrtar për këtë zhvillim.
