Ligji për mbrojtje nga duhani pritet të miratohet nga qeveria javën e ardhshme

Procesi për miratimin e ligjit të ri antiduhan po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa autoritetet thonë se qëndrimet mes palëve janë drejt harmonizimit.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se ligji është drejt përfundimit dhe pritet që më së voni javën e ardhshme të hyjë në procedurë qeveritare, pasi është arritur pajtueshmëri me grupet e interesit, përfshirë sektorin e gastronomisë.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se nuk do të ketë tolerancë për prodhuesit dhe importuesit e produkteve të duhanit me shije, sidomos për përdorimin e tyre nga të rinjtë.

Ai nënvizoi se produktet e aromatizuara, si ato që përdoren nga adoleshentët, nuk duhet të lejohen, duke kundërshtuar propozimet për përfshirjen e tyre në ligj.

Ligji antiduhan nuk kaloi në seancën e fundit të Qeverisë për shkak të mospërputhjeve me kërkesat e gastronomëve, por pritet që pas harmonizimit të plotë të rikthehet për miratim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *