Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se kriza në Lindjen e Mesme ka ndikuar drejtpërdrejt në sektorin e energjetikës
Ai tha se më herët është ulur TVSH-ja nga 18% në 10%, për të shmangur rritjen e madhe të çmimeve
Sipas tij, qeveria ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme dhe ka miratuar masa të reja ekonomike
Vendimi kryesor është ulja e akcizës për dizelin për 4 denarë dhe për benzinën për 2 denarë për litër
Mickoski tha se pa këto masa, çmimi i dizelit do të arrinte rreth 102 denarë për litër
Ai shtoi se është biseduar edhe me kompaninë OKTA, e cila do të vazhdojë uljet deri në përfundim të krizës
