Categories: LajmeMaqedoni

Klekovski: synojmë të jemi shtyllë stabile financiare e sistemit shëndetësor

Misioni ynë kryesor është i qartë: të ndërtojmë një sistem financiar të qëndrueshëm për shëndetësinë, në mënyrë që mjekët të mund të punojnë më lirshëm dhe pacientët të marrin shërbimet e nevojshme pa pengesa.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, Sashko Klekovski, në mesazhin e tij me rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, theksoi se gjatë periudhës së fundit janë bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Sipas tij, janë siguruar rritje të të ardhurave për punonjësit shëndetësorë, përfshirë rritje reale të pagave në shëndetësinë publike dhe përmirësime historike për mjekët amë.

Ai shtoi se është përmirësuar edhe qasja në barna, veçanërisht në terapitë e shtrenjta biologjike, si dhe është rinovuar lista pozitive me ilaçe të reja pas më shumë se një dekade.

Klekovski theksoi gjithashtu se po punohet në përmirësimin e kushteve të punës, pajisjeve mjekësore dhe metodave moderne të trajtimit, gjë që sipas tij rrit sigurinë e pacientëve dhe motivimin e stafit mjekësor.

Ai kujtoi se sistemi shëndetësor ka treguar shpejtësi dhe profesionalizëm edhe në situata të vështira, duke përmendur reagimin gjatë tragjedive të mëparshme, dhe nënvizoi se Fondi siguron gjithmonë mjete financiare aty ku janë më të nevojshme.

Në fund, ai u bëri thirrje për investim të vazhdueshëm në shëndetësi dhe uroi 7 Prillin – Ditën Botërore të Shëndetit.

Admin1

Recent Posts

Nita Latifi feston 3-vjetorin e dashurisë, ndan një moment romantik nga Parisi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…

14 hours ago

Rexhepi kritikon Komunën e Tetovës dhe Gjykatën Kushtetuese për qasjen ndaj identitetit të qytetit

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…

14 hours ago

Edona Llalloshi ironizon me humor Adelina Thaçin pas zgjedhjeve

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…

14 hours ago

Selvija Kasapi prek me dedikimin për Shpat Kasapin, paralajmëron publikimin e këngës “NANA”

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…

15 hours ago

MPB paralajmëron rregulla më të ashpra për trotinetët elektrikë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…

15 hours ago

Butrint Imeri i përgjigjet kritikave për sfidën e 100 mijë eurove: “Do ta shihni më 3 korrik”

Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…

15 hours ago