Më 5 prill 2026, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet K.F. Tearca dhe K.F. Dardania, në minutën e 60-të është regjistruar një incident i rëndë mes futbollistëve në fushë. Sipas raportimeve, lojtarët e K.F. Dardania kanë ushtruar dhunë fizike ndaj futbollistëve të K.F. Tearcës.
Për shkak të përshkallëzimit të situatës, gjyqtarët vendosën ndërprerjen e menjëhershme të ndeshjes. Pas incidentit, disa prej lojtarëve janë shoqëruar në stacionin policor Tetovë, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me ngjarjen.
SPB Tetovë dhe Prokuroria e Tetovës po punojnë në zbardhjen e incidentit.
