Hygerta Sako mbështet Kosovën në “Fadil Vokrri” krah Dardanëve

Moderatorja e sportit dhe ish-missi shqiptar, Hygerta Sako, u pa në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ajo publikoi një foto në rrjetet sociale me fanellën e kaltër të Kosovës, duke shprehur mbështetje të zjarrtë për Dardanët.

“Le të ëndërrojmë së bashku, le të fluturojmë së bashku. Forca Kosova, forca shqipe. Fitoni për të gjithë shqiptarët”, shkroi Sako, e cila pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 4 ka forcuar lidhjen me publikun kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *