Hapet GoFundMe për Stenaldon, synohet sigurimi i një shtëpie

Është hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të mbështetur Stenaldo Mëhilli, i cili po përballet me vështirësi ekonomike.

Pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania, ai bëri një apel publik gjatë një emisioni live, duke treguar se jeton vetëm me nënën e tij në Tiranë dhe se dëshiron t’i sigurojë asaj kushte më të mira jetese.

Apeli i tij ka prekur publikun, duke nxitur reagime dhe mbështetje të menjëhershme. Si rezultat, është iniciuar fushata për mbledhjen e fondeve nga qytetarë dhe dashamirës që duan ta ndihmojnë në sigurimin e një shtëpie.

Stenaldo njihet edhe si banori i parë i verbër që ka marrë pjesë në këtë format, duke e përballuar me sukses këtë sfidë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *