Categories: LajmeRajon-Botë

Gashi nga Zvicra: Arrihet konsensus për Kodin Etik të deputetëve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në Bern të Zvicrës, në kuadër të “Diskutimeve Malore për Etikën Parlamentare”, është arritur një rezultat i rëndësishëm politik dhe institucional – konsensus për miratimin e Kodit të ri Etik për deputetët.

Sipas tij, një nga vlerat e veçanta të programit ishte paneli me deputetët e Parlamentit Federal të Zvicrës, Priska Seiler Graf, Franziska Roth dhe Stefan Müller-Altermatt, të cilët ndanë përvojat zvicerane mbi etikën parlamentare, transparencën dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Gashi theksoi se ky shkëmbim përvojash ka ofruar perspektiva të rëndësishme për ndërtimin e standardeve të qëndrueshme parlamentare dhe për të kuptuar dallimet mes sistemeve.

Ai bëri të ditur se përmes diskutimeve të hapura dhe dialogut konstruktiv, është arritur dakordim që Kodi Etik të shërbejë si standard i ri për integritetin parlamentar, përgjegjësinë publike dhe forcimin e besimit të qytetarëve në Kuvend.

Në fund, Gashi ka falënderuar nënkryetarët, koordinatorët, deputetët pjesëmarrës dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Ambasadën e Zvicrës dhe National Democratic Institute, për mbështetjen dhe kontributin në këtë proces.

“Po kthehemi nga Zvicra me rezultat pozitiv, me konsensus dhe me një mesazh të përbashkët se kultura demokratike ndërtohet përmes dialogut dhe përgjegjësisë”, ka deklaruar Gashi. përcjell Zhurnal.mk .

Admin1

Recent Posts

Nita Latifi feston 3-vjetorin e dashurisë, ndan një moment romantik nga Parisi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…

14 hours ago

Rexhepi kritikon Komunën e Tetovës dhe Gjykatën Kushtetuese për qasjen ndaj identitetit të qytetit

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…

14 hours ago

Edona Llalloshi ironizon me humor Adelina Thaçin pas zgjedhjeve

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…

14 hours ago

Selvija Kasapi prek me dedikimin për Shpat Kasapin, paralajmëron publikimin e këngës “NANA”

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…

14 hours ago

MPB paralajmëron rregulla më të ashpra për trotinetët elektrikë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…

14 hours ago

Butrint Imeri i përgjigjet kritikave për sfidën e 100 mijë eurove: “Do ta shihni më 3 korrik”

Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…

14 hours ago