Filipçe: Nëse mbetemi jashtë BE-së, gjysma e maqedonasve drejt pasaportave bullgare

Çështja e integrimit në Bashkimi Evropian nuk është më thjesht një temë politike mes qeverisë dhe opozitës, por një çështje kyçe për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Në një paraqitje në “RTVM”, ai paralajmëroi se ngecja në procesin e integrimit evropian përbën rrezik serioz për perspektivën e vendit.

“Kjo ka të bëjë me të ardhmen e qytetarëve, të cilët mund të largohen pas disa vitesh. Gjysma e maqedonasve mund të marrin pasaporta bullgare, të emigrojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron BE-ja. Edhe tani jemi më pak se një milion e gjysmë banorë që jetojnë në vend. Kjo është një çështje shumë serioze. Integrimi në BE nuk është më temë e zakonshme politike, por çështje e së ardhmes së shtetit,” tha Filipçe.

Ai i bëri thirrje qeverisë të sqarojë nëse procesi i integrimit evropian rrezikon elemente të identitetit kombëtar.

“Pyes edhe një herë: a preken disa nga përcaktuesit e identitetit? Le të dalë Kryeministri dhe të japë përgjigje të qartë. Ne mund të mbrojmë më mirë interesat e qytetarëve tanë, përfshirë maqedonasit në Bullgari, vetëm nëse bëhemi pjesë e BE-së. Nga jashtë është shumë më e vështirë. Shtetet anëtare janë më të fuqishme dhe funksionojnë sipas rregullave të tyre. Ne do të mund të mbrojmë çdo komunitet vetëm si shtet anëtar. Ky është një moment shumë i rëndësishëm,” u shpreh Filipçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *