Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll, ja temat e diskutimit

Volodymyr Zelensky dhe Recep Tayyip Erdoğan kanë zhvilluar një takim në Stamboll, ku kanë rënë dakord për ndërmarrjen e hapave të rinj në bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

Zelensky bëri të ditur se ekziston vullnet politik nga të dyja palët dhe se grupet e punës do të finalizojnë së shpejti detajet, duke theksuar se Ukraina mund të kontribuojë me njohuri, teknologji dhe përvojë.

Gjatë takimit është diskutuar edhe bashkëpunimi në projektet e infrastrukturës së gazit dhe shfrytëzimi i fushave të gazit, ndërsa Erdogan ka theksuar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë, si dhe rëndësinë e sigurisë në Detin e Zi dhe furnizimit me energji.

Ndërkohë, sipas raportimeve, të dërguarit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të vizitojnë Kievin gjatë muajit prill, në kuadër të përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve të paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *