Egli Tako ka folur së fundmi për edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania, duke ndarë mendimet e saj për produksionin, kastin dhe fituesen e këtij sezoni, Selin Bollati.
Në një intervistë televizive, Egli tregoi se e ka ndjekur spektaklin aq sa i kanë lejuar angazhimet, duke theksuar se fenomeni i Big Brother-it është i pamundur të shmanget, sidomos për shkak të viralitetit në rrjetet sociale.
“E kam parë me aq sa kam pasur mundësi, sepse edhe 24/7 është e pamundur, madje edhe për dikë që nuk ka angazhime”, u shpreh ajo.
Ish-banorja vlerësoi maksimalisht produksionin e këtij sezoni, duke thënë se publiku ka parë situata dhe dinamika të papara më herët në ekranet shqiptare.
“Produksioni këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm. Kemi parë ca çudira këtë vit që nuk i kishim parë ndonjëherë dhe kjo bëri diferencën”, deklaroi Egli.
Megjithatë, ajo shtoi se sipas mendimit të saj, kasti mund të kishte qenë më i fortë, ndërsa në fund pranoi se është ndier shumë e lumtur për fitoren e Selin Bollatit.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…
Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…
Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…
Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…
Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…
Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…