Qeveria ka miratuar Planin Operativ për Programet dhe Masat Aktive për Punësim për vitin 2026, të cilin ministri Besar Durmishi e ka vlerësuar si një nga paketat më të mëdha ekonomike dhe sociale për mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë vendore.
Sipas tij, nga ky plan pritet të përfitojnë mbi 10.000 qytetarë përmes masave aktive për punësim, ndërsa investimi i përgjithshëm kap vlerën mbi 40 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës.
Plani parasheh grante deri në 615.000 denarë për të rinjtë që duan të hapin biznesin e tyre, si dhe mbështetje deri në 1,25 milion denarë për kompanitë që krijojnë vende të reja pune. Gjithashtu përfshihen trajnime, rikualifikime dhe programe për profesione deficitare.
“Fokusi ynë mbetet tek të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve. Ne nuk premtojmë vetëm politika në letër, ne krijojmë mundësi reale për punësim, zhvillim ekonomik dhe standard më të mirë jetese,” thuhet në deklaratën e Durmishit.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…
Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…
Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…
Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…
Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…
Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…