Në aksionin e policisë rrugore në Maqedoninë e Veriut është ndaluar një shofer 69-vjeçar për tejkalim të madh të shpejtësisë.
Më 05.04.2026, në ora 16:30, në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fshatin Tearcë, policia ka ndaluar personin E.R. (69 vjeç).
Ai po drejtonte automjetin BMW me shpejtësi 114 km/h në zonë ku kufizimi është 50 km/h, duke e tejkaluar ndjeshëm limitin e lejuar.
Sipas Ministria e Punëve të Brendshme, shoferi është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet parashtresë përkatëse ndaj tij.
