Ish kryetari i PPD-së, Abdulmenaf Bexheti në një intervistë për “Lajm” ka zbardhur një fakt skandaloz lidhur me Marrëveshjen e Ohrit. Në vitin 2005 në Ohër, thekson ai, BDI dhe PDSH ishin pajtuar të nënshkruajnë deklaratë se Marrëveshja e Ohrit po realizohet me sukses, ndërsa vetëm PPD, e cila në atë kohë kishte vetëm dy deputetë, “kishte refuzuar ta nënshkruante të njëjtën”.
“Në Ohër kemi pasur një takim me ndërmjetësim të ambasadës amerikane, ku kanë marrë pjesë partitë parlamentare shqiptare, BDI dhe PDSH, PPD asokohe me dy deputetë. Ambasadorja amerikane, presidenti i shtetit, kryeministri që në atë kohë ishte drejtori aktual i Bankës komerciale, kërkonin të nënshkruajmë një deklaratë publike me të cilën duhet të pajtohemi të gjitha partitë, dy ato maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM dhe tre partitë parlamentare shqiptare, që të inkurajohet procesi dhe të konstatohet se është në drejtim të mbarë rrugëtimi rreth realizimit të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Bexheti.
“Unë refuzova ta nënshkruaj atë deklaratë, thekson Bexheti, sepse realisht siç shton, “gati as 2 për qind nuk ishte përmbushur Marrëveshja e Ohrit dhe kundërshtoja sepse dy subjektet shqiptare që ishin të përfaqësuara atëherë nga Arbën Xhaferi dhe kryetari aktual i BDI-së Ali Ahmeti, në një mënyrë donin ta margjinalizonin PPD-në.”
“Por ambasada amerikane insistonte se PPD ishte nënshkruese e Marrëveshjes së Ohrit dhe de fakto ne nuk e nënshkruam atë deklaratë”, ka thënë Bexheti.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…
Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…
Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…
Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…
Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…
Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…