Berisha për protestat: sulm me spraj ariu ndaj protestuesve, herën tjetër reagim proporcional

Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur para Kryeministrisë u shpreh ashpër për përplasjet mes protestuesve dhe policisë, duke i cilësuar pamjet si tronditëse.

“Shqiptarët dhe miqtë e tyre panë pamje që të kujtonin sulmet e Bashar al-Assad ndaj popullit të tij, apo sulmet kimike të Saddam Hussein ndaj kurdëve. Pamje qytetarësh të asfiksuar nga helmi, deputetësh të shtrirë përtokë nga spraj toksik,” deklaroi ai.

Sipas Berishës, këto skena nuk ishin nga Siria apo Iraku, por nga Shqipëria.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të tjerë se, sipas tij, urdhëruan ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve.

“Protesta ishte paqësore, nuk pati dhunë nga qytetarët. Por sapo përfundova fjalimin, policia u lëshua në mënyrë brutale ndaj tyre,” u shpreh Berisha.

Në fund, ai paralajmëroi se protesta e radhës, sipas tij, do të jetë “proporcionale” me zhvillimet e fundit./botasot.info/

Admin1

Recent Posts

Nita Latifi feston 3-vjetorin e dashurisë, ndan një moment romantik nga Parisi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…

11 hours ago

Rexhepi kritikon Komunën e Tetovës dhe Gjykatën Kushtetuese për qasjen ndaj identitetit të qytetit

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…

11 hours ago

Edona Llalloshi ironizon me humor Adelina Thaçin pas zgjedhjeve

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…

11 hours ago

Selvija Kasapi prek me dedikimin për Shpat Kasapin, paralajmëron publikimin e këngës “NANA”

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…

12 hours ago

MPB paralajmëron rregulla më të ashpra për trotinetët elektrikë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…

12 hours ago

Butrint Imeri i përgjigjet kritikave për sfidën e 100 mijë eurove: “Do ta shihni më 3 korrik”

Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…

12 hours ago