Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për sekuestrimin e një sasie të madhe ilaçesh të pa deklaruara në një autobus që po qarkullonte në territorin e vendit.
Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për gjithsej 16,051 copë ilaçe me vlerë rreth 1.6 milion denarë, të gjetura në një autobus në pronësi të një agjencie turistike nga Kosovë, i cili po udhëtonte në linjën Turqi–Kosovë.
Gjatë kontrollit u zbuluan:
623 ampula Prolutex (terapi hormonale)
15,000 tableta Jardiance (për diabet)
428 ampula për kontrast në rezonancë magnetike (Clariscan, Gadovist dhe Genburto)
Sipas Doganës, një pjesë e ilaçeve u gjet fillimisht e fshehur pas sediljeve, ndërsa pjesa tjetër në hapësirat e ventilimit të autobusit pas kontrollit të detajuar në terminalin doganor.
Autoritetet kanë ngritur padi penale për kontrabandë ndaj dy të dyshuarve, ndërsa barnat janë konfiskuar.
