Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, nga radhët e VLEN-it, konfirmoi se në periudhën e fundit nuk ka komunikuar me kolegun e tij, zëvendëskryeministrin për politika të qeverisjes së mirë dhe transparencës, Arben Fetai, për shkak se “ai nuk është këtu” dhe “nuk merr pjesë në mbledhjet e Qeverisë”, por theksoi se mungesa e tij nuk lidhet me probleme shëndetësore.
“360 gradë”: A komunikoni me Arben Fetain?
Azir Aliu: Kohët e fundit jo, sepse nuk është këtu.
“360 gradë”: Ai nuk merr pjesë në mbledhjet e Qeverisë?Azir Aliu: Jo.
“360 gradë”: Pse?
Azir Aliu: Nuk e di, nuk jam i informuar.
Në një paraqitje në emisionin “360 gradë” në MRT 1, Aliu tha se kanë ekzistuar mosmarrëveshje të Arben Fetait lidhur me politikat e VLEN-it dhe të Qeverisë, por ato janë zgjidhur brenda koalicionit. Ai shtoi se në politikë secili duhet të sjellë energji, dije dhe ndryshim, ndërsa kur dikush nuk ndihet pjesë e një grupi, atëherë është legjitime që rrugët të ndahen./aktuale.mk/
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…
Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…
Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…
Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…
Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…
Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…