“Duhet të gjesh një burrë!” – kushëriri 8-vjeçar i Bebe Rexhës e befason këngëtaren

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një moment të këndshëm familjar, ku shfaqet duke biseduar në shqip me kushëririn e saj tetëvjeçar.

Në një video të publikuar në InstaStory, këngëtarja e pyet të voglin për një fjali që ai kishte thënë më herët, duke shkaktuar të qeshura mes tyre.

“Qysh ke thënë, ‘ishalla do t’i gjejmë Bebes një burrë’? Pse? Se jam e vjetër pak a?”, dëgjohet t’i thotë Rexha kushëririt.

Më pas, ajo e pyet se sa vjeç është. Kur ai i përgjigjet se është tetë vjeç, Bebe i thotë në shqip: “Sa i mençur!”

Momenti familjar u komentua si një tjetër dëshmi e lidhjes së këngëtares me gjuhën dhe kulturën shqiptare.