Modelja e njohur Negisa Dido ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ku foli për eksperiencën e saj në “She’s on Top”, ku u shpall fituese.
Gjatë intervistës, Negisa tregoi se fillimisht prindërit e saj nuk kishin qenë dakord që ajo të merrte pjesë në spektakël, pasi kishin frikë se mund të zhgënjehej. Më pas, sipas saj, ata e kanë mbështetur shumë.
Por vëmendjen e mori edhe pyetja për “Big Brother VIP Albania 6”. Erjona Rusi e pyeti nëse është e vërtetë që Negisa do të jetë pjesë e edicionit të ri.
“Nuk kam një përgjigje të saktë”, u shpreh Negisa, ndërsa kur moderatorja e pyeti nëse po priste ftesën, ajo u përgjigj: “Po pres ftesë.” 👀
Negisa tregoi se e ka ndjekur gjithmonë “Big Brother” dhe se që e vogël e ka imagjinuar veten pjesë të këtij reality show.
Megjithatë, ajo pranoi se nuk është ende e sigurt nëse është gati për një eksperiencë kaq të madhe, duke theksuar se në “Big Brother” duhet të jesh e matur, e duruar, korrekte dhe e guximshme.
Deri tani, Negisa nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Albania 6”, por përgjigjet e saj kanë lënë hapësirë për surpriza.
