Loredana dhe Blerim Destani në festën e 40-vjetorit të Noizyt

Noizy feston sot 40-vjetorin e lindjes, ndërsa miqtë e tij kanë organizuar një festë të veçantë për reperin.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe Loredana dhe Blerim Destani, por vëmendjen më të madhe e morën bluzat e përgatitura enkas për ditëlindjen.

Në to ishte vendosur fotografia e Noizyt, por me një “version” të tij nga e ardhmja – me flokë dhe mjekër të thinjur.  Një shaka nga miqtë, të cilën reperi e priti me sportivitet.

Festa u shoqërua me shumë momente festive dhe urime për Noizyn, i cili me këtë 40-vjetor nis një tjetër kapitull në jetën dhe karrierën e tij.