BMW “fluturon” mbi shpejtësinë e lejuar, duke rrezikuar sigurinë në trafik

Në aksionin e policisë rrugore në Maqedoninë e Veriut është ndaluar një shofer 69-vjeçar për tejkalim të madh të shpejtësisë.

Më 05.04.2026, në ora 16:30, në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fshatin Tearcë, policia ka ndaluar personin E.R. (69 vjeç).

Ai po drejtonte automjetin BMW me shpejtësi 114 km/h në zonë ku kufizimi është 50 km/h, duke e tejkaluar ndjeshëm limitin e lejuar.

Sipas Ministria e Punëve të Brendshme, shoferi është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet parashtresë përkatëse ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *