Një kujdestare shtëpiake rumune është arrestuar në ishullin Kios, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj punëdhënëses së saj të moshuar.
Sipas policisë, ajo e ka goditur viktimën në kokë dhe fytyrë, si dhe i kishte lidhur duart në një pjesë metalike të shtratit. Ndaj saj është nisur procedim penal për dhunë ndaj personave të pambrojtur.
Ngjarja është zbuluar përmes një videoje të siguruar nga vajza e të moshuarës, e cila kishte vendosur kamera në banesë pas një rasti të ngjashëm të ndodhur rreth 20 ditë më parë.
