Kryetari i Venko Filipçe ka kritikuar Qeverinë e Hristijan Mickoski, duke thënë se politikat aktuale po e vështirësojnë jetën e fermerëve.
Gjatë vizitës në fshatin Krivollak në rajonin e Vardarit, ai u takua me bujq dhe vreshtarë, duke theksuar se rritja e çmimit të naftës dhe mungesa e mbështetjes institucionale po e rëndojnë sektorin e bujqësisë.
Sipas Filipçes, kjo situatë mund të sjellë edhe rritje të çmimit të bukës në periudhën e ardhshme, për shkak të uljes së prodhimit të drithërave dhe neglizhencës ndaj sektorit. Ai gjithashtu kritikoi mungesën e mirëmbajtjes së ujitjes, kanaleve dhe qendrave grumbulluese që, sipas tij, dëmtojnë fermerët dhe subvencionet e tyre.
