Imazhet e hershme të misionit Artemis II kanë treguar një iPhone që lundronte brenda anijes kozmike, duke nxitur interes për përdorimin e telefonave inteligjentë në hapësirë.
Sipas raportimeve, NASA ka lejuar për herë të parë që ekuipazhi i këtij misioni të përdorë një iPhone 17 Pro Max për dokumentimin e udhëtimit rreth Hënës.
Gazeta New York Times raporton se pajisja ka kaluar një proces të gjatë dhe të ndërlikuar testimesh, i ndarë në disa faza, duke përfshirë vlerësimin e sigurisë, identifikimin e rreziqeve të mundshme dhe verifikimin e zgjidhjeve të propozuara.
Sipas ekspertëve, procesi i kualifikimit për pajisjet hapësinore është shumë i rreptë, për shkak të standardeve të sigurisë së NASA-s, ndërsa testimet përfshijnë kushte ekstreme si temperatura, rënie dhe ekspozim të lartë ndaj dritës.
Megjithatë, pajisja nuk pritet të përdoret për funksione kritike të misionit, por vetëm për dokumentim dhe kapje momentesh gjatë fluturimit.
