Moment prekës: 2-vjeçari mposht sëmundjen e rëndë, shpëtohet nga tezja

Cleveland Clinic ka publikuar pamje prekëse të një 2-vjeçari, Crew Dearth, i cili gjatë ecjes në korridoret e spitalit është pritur me duartrokitje për fitoren e tij ndaj kancerit të mëlçisë, shkruan The Washington Post.

Sipas spitalit, Crew u diagnostikua me kancer të mëlçisë në fazën e katërt në mars të vitit 2025, ndërsa jeta e tij mori kthesë falë një dhurimi organi nga tezja e tij.

Pasi u konfirmua se ai kishte nevojë për transplant të mëlçisë, tezja e tij, Taylor, rezultoi të ishte dhuruese e përshtatshme dhe vendosi ta ndihmojë.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të bëhesha dhuruese organi, por pas diagnostikimit të Crew, jam shumë e lumtur që pata mundësinë ta bëj këtë,” u shpreh ajo.

Në pamjet e publikuara, vogëlushi shihet duke ecur nëpër korridoret e spitalit për të goditur “Zilen e Guximit”, një moment simbolik që shënon përfundimin e trajtimit. Rreth tij ndodheshin familjarët, të veshur me bluza me mbishkrimin “Crew’s Fight Club”.

“Të ecurit me Crew drejt ‘Ziles së Guximit’ do të thotë gjithçka për ne. Ishte një moment i mbushur me dashuri dhe mirënjohje,” tha nëna e tij, Nicole Dearth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *