Këngëtari Jozefin Marku, i njohur nga të gjithë si Jozi, ka ndarë së fundmi disa detaje rreth jetës së tij sentimentale gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”.
Gjatë bisedës me moderatoren Brikena Selmani, ai u pyet nëse është në një lidhje dashurie. Pa hezitim, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” u shpreh: “Për momentin jam single.”
Me këtë përgjigje, Jozi konfirmoi se aktualisht nuk ka një partnere dhe se po kalon një periudhë të re në jetën e tij personale.
Pak kohë më parë, këngëtari kishte treguar se ishte në një lidhje me një vajzë që nuk ishte pjesë e botës së ekranit, duke preferuar që romanca e tyre të mbetej larg syrit të publikut.
Pas përfundimit të marrëdhënies së tij me Loredanën dhe eksperiencave të fundit në jetën sentimentale, duket se artisti është i përqendruar te vetja dhe angazhimet e tij profesionale.
