Bilall Kasami: Nuk pajtohet me deklaratat e kryetarit të Kushtetueses

Bilall Kasami ka komentuar letrën e hapur të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, përcjell TV21. Sipas tij, përbërja aktuale e kësaj gjykate është trashëgimi nga qeverisja e kaluar.

“Ai ka pasur 20 vite kohë për t’i zgjidhur këto çështje që sot i kemi si problem. Ajo që mund të garantoj është se as Ligji për Gjuhët, as gjuha shqipe dhe asnjë e drejtë e fituar e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në vend nuk do të cenohet apo vonohet. Për këtë garanton kjo qeveri,” tha Kasami.

Kreu i Lëvizjes Besa theksoi se nuk pajtohet me disa qëndrime të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është institucion i pavarur, gjithashtu një trashëgimi nga qeveria paraprake. Ne do të angazhohemi që ajo të funksionojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Nuk pajtohem me disa deklarata të papjekura të kryetarit të saj, jo vetëm lidhur me gjuhën shqipe,” shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *