Pocesta kritikon qeverinë: Bllokim në BE dhe regres për gjuhën shqipe

Zhurnal.mk – Anëtari i kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Bekim Pocesta, ka reaguar ndaj qeverisjes së koalicionit VLEN, duke vlerësuar se pritjet për ndryshim nuk janë përmbushur.

Në një postim në rrjetet sociale, Pocesta thekson se gati dy vite pas ardhjes në pushtet, dështimet janë të dukshme, sidomos në procesin e eurointegrimit dhe në të drejtat e gjuhës shqipe, transmeton zhurnal.

“Rruga drejt BE-së është zhytur në pritje pa afat, ndërsa të drejtat gjuhësore janë degraduar deri në atë pikë sa qytetarët detyrohen t’i kërkojnë në rrugë,” ka shkruar ai.

Pocesta kritikoi edhe qëndrimet e kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimet kushtetuese, duke vlerësuar se kjo qasje po e thellon bllokadën politike, ndërsa partnerët shqiptarë në qeveri, sipas tij, po e justifikojnë atë.

Ai ngriti shqetësime edhe për mosrespektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, duke theksuar raste ku shërbimet nuk ofrohen në këtë gjuhë.

Në përfundim, Pocesta vlerësoi se 22 muajt e qeverisjes së VLEN-it nuk kanë sjellë ndryshimin e premtuar, por vetëm, siç tha ai, “zhurmë”.

“Për shumë qytetarë, VLEN nuk duket si koalicion i ndryshimit, por si koalicion i zhurmës,” përfundoi Pocesta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial