Artisti përfundon në spital pas aksidentit, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Një aksident i papritur ka bërë që artisti të përfundojë në spital, ku ka pësuar lëndime në këmbë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmi është bërë i ditur nga Prive Klan Kosova, sipas të cilit këngëtari aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje shtesë për gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi u raportua se ai ishte përzgjedhur për të performuar në dasmën e artistes me famë botërore, Dua Lipa, ceremoni që pritet të mbahet në Itali.

Për momentin mbetet e paqartë nëse artisti do të arrijë të rikuperohet në kohë për të qenë pjesë e këtij organizimi të veçantë. Ndërkohë, publiku dhe fansat presin më shumë informacione lidhur me gjendjen e tij dhe ecurinë e rikuperimit.