Një nga çiftet më të ndjekura të rrjeteve sociale duket se po kalon një krizë në lidhje. Bëhet fjalë për Brikena Selmani dhe Mateo Borri.
Dyshja kanë fshirë të gjitha fotografitë dhe postimet e përbashkëta nga profilet e tyre në Instagram, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.
Por një hap më tej e ka bërë Brikena, e cila tashmë e ka hequr Mateon nga Instagrami dhe gjithashtu ka larguar edhe fotografinë e profilit ku shfaqeshin bashkë.
Deri tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për raportin e tyre, duke lënë hapësirë për aludime mes fansave.
