Melinda Ademi paralajmëron bashkëpunim ndërkombëtar me Didine Canon 16

Melinda Ademi po vjen me një tjetër projekt të madh muzikor, këtë herë në bashkëpunim me një emër të njohur të skenës algjeriane.

Reperja ka zbuluar në Instagram se po punon me artistin e famshëm Didine Canon 16 për këngën e re me titull “Heke”, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj “Bad Diva”.

Në postimin e saj, Melinda është shfaqur krah Didine Canon 16, duke konfirmuar bashkëpunimin që tashmë po pritet me interes nga fansat.

“HEKE X @didine.canon16.off – new song from BAD DIVA, the Album… dropping soon”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë, edhe vetë artisti algjerian ka reaguar në komente, duke lënë të kuptohet se projekti është gati për publikim dhe do të vijë shumë shpejt për publikun.

Ky bashkëpunim shënon një tjetër hap ndërkombëtar në karrierën e Melinda Ademit.