Drama mes Big Brother VIP Kosova ish-banorëve Alba dhe Limi duket se po vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.
Dyshja, të cilët krijuan një lidhje brenda shtëpisë së BBVK-së dhe më pas u ndanë, nuk janë parë më bashkë pas daljes nga formati. Megjithatë, postimet e fundit në rrjetet sociale kanë rikthyer sërish vëmendjen te raporti i tyre.
Gjithçka nisi pasi Alba publikoi disa fotografi provokuese në Instagram, të shoqëruara me vargje nga kënga e re e Tayna:
“Munesh me m’pa, po veç n’foto
me bo me mu me ra, bjen veç n’loto…”
Më pas, ajo publikoi edhe një tjetër mesazh në InstaStory ku shkruante: “Në epokën, dashuroj vetveten”.
Menjëherë pas kësaj, reagoi edhe Limi, i cili ndau një selfie në Instagram me mbishkrimin “Same”, që në shqip do të thotë “Njësoj”, duke lënë të kuptohet se po i përgjigjej indirekt postimit të Albës.
Por “kunjat” nuk përfunduan me kaq. Alba vazhdoi me postime të tjera, duke publikuar një pjesë nga kënga e Elvana Gjata:
“E kom qitë atë pikë, nuk ka shancë mu kthy mo…”
Në fund, ajo ndau edhe një tjetër mesazh ku shkruante: “Delulu s’tle me kuptu ça është dashnia”.
Postimet e tyre kanë ndezur reagime të shumta në rrjet, ndërsa ndjekësit po spekulojnë se tensionet mes ish-çiftit vazhdojnë ende edhe jashtë shtëpisë së BBVK-së.



