Maqedonia e Veriut për momentin nuk është cak i sulmeve kibernetike iraniane, siç po ndodh me Shqipërinë, por shteti duhet të jetë i kujdesshëm, u tha në Ohër në forumin e pestë ndërparlamentar të Evropës Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Shqipëria jo vetëm viteve të kaluara por edhe këtë vit u përball me sulme kibernetike nga Irani. Në fillim të marsit u sulmua Kuvendi i atjeshëm, ndërsa para dy ditësh është sulmuar edhe posta. Shqipëria është në shënjestër të Iranit, për shkak të strehimit të një pjese të opozitës iraniane që është kundër regjimit në Teheran.
Në kushte të digjitalizimit të avancuar, ekspertët pjesëmarrës në forum thanë se vendet duhet të jenë të kujdesshme. /Alsat.mk
