Bastisje në Gostivar, gjenden drogë, armë dhe municion, vijon kallëzimi përkatës
Të ngjashme
Arrestohet 22-vjeçari nga Liseci i Tetovës
Më 30.03.2026, në orën 18:30, në Gostivar, policë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria L.Gj. (39) nga Gostivari. Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse në rrugën “Balindolska”, si dhe në banesën e tij në rrugën “Ilindenska”, të realizuara me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 13 qese me substancë pluhurore të bardhë, një peshore digjitale, rreth 150 copë municione të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë sinjalizuese, fishekë për pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas neneve 215 dhe 396 të Kodit Penal.
