Sindikatat thonë se shporta po rritet vazhdimisht me një rritje të inflacionit prej gati 5 për qind dhe shteti do të duhet të ndërmarrë veprime. Kompetentët thonë pavarësisht rritjes së inflacionit, analiza e Inspektoratit të Tregut tregoi vetëm një rritje minimale prej 0.43% të çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Andaj siguron se situata po monitorohet vazhdimisht
Takimi midis qeverisë, punëdhënësve dhe Lidhjes së Sindikatave përfundoi pa diskutim mbi rritjen e kostos së jetesës dhe pagave. Me fjalë tjera, rritja eventuale e pagës minimale përtej asaj 26 mijë denarë dhe masat e mundshme të reja kundër shtrenjtimeve përsëri nuk ishin në agjendën e Këshillit Ekonomik dhe Social në Qeveri. Inspektorati i Tregut është vazhdimisht në terren dhe nëse regjistron raste të abuzimit nga tregtarët, do të reagohet në përputhje me mekanizmat dhe masat në dispozicion dhe do kufizohen marzhi i fitimit bruto në jo më shumë se 10 për qind thonë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Duke shtuar se më tani, ka pasur rritje të vogla të çmimeve, kryesisht në produktet e bursës. Për produktet e tjera, sipas analizës që kemi kryer për periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill, rritja është minimale, gjë që nuk është e rëndësishme për inflacionin.
Sindikatat thonë se shporta po rritet vazhdimisht me një rritje të inflacionit prej gati 5 për qind dhe shteti do të duhet të ndërmarrë veprime. Sindikatat pohojnë se vlera e shportës së sindikatës është rritur që nga fillimi i vitit dhe se deri në 85 për qind e kësaj rritjeje lidhet me ushqimin dhe pijet. Kështu, sipas tyre, goditja më e madhe nuk vjen nga shpenzimet dytësore, por nga produktet bazë pa të cilat asnjë familje nuk mund ta kalojë muajin.
“uk e di se çfarë të dhënash statistikore dhe operacionesh po shqyrtojnë përfaqësuesit e qeverisë, por këtu, nëse ka diçka të mirë, fakti që ata ulën akcizat dhe TVSH-në për karburantet ka ndihmuar. Megjithatë, sigurisht, kjo nuk ishte e mjaftueshme sepse vlera e shportës minimale sindikale është rritur me 3,000 denarë që nga fillimi i vitit, kryesisht në ushqim dhe pije, gjë që tregon se ende nuk është e mjaftueshme dhe tregon se duhet të jemi më energjikë kur krijojmë masa sepse na duheshin masat dje, dhe nesër do të jetë tepër vonë”, thotë presidenti i LSM-së, Slobodan Trendafilov.
Nga ana tjetër, ministri i ekonomisë Besar Durmishi thotë se deri më tani janë diskutuar kostot dhe pagat dhe se në agjendë kanë qenë pika të rëndësishme. Ministri Durmishi, megjithatë, siguron se pavarësisht rritjes së inflacionit në gati 5%, analiza e Inspektoratit të Tregut tregoi vetëm një rritje minimale prej 0.43% të çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Ai siguron se situata po monitorohet vazhdimisht, por nuk njoftoi ndonjë masë të re. “Duhet parë se për çfarë arsyesh ka ardhur. Po ju them se çmimet e produkteve për të çilat jemi përgjegjës janë rritur minimalisht. Nëse ka arsye të tjera, në atë rast ne si qeveri do të reagojmë njësoj siç kemi reaguar më parë”, deklaroi ministri i ekonomisë dhe punës Besar Durmishi. Sipas tij i në seancën e ardhshme të Këshillit Ekonomik dhe Social do të miratohet shporta mesatare e konsumit e llogaritur nga Qeveria dhe se, siç tha ai, ajo do të jetë 13 për qind më e ulët se ajo e llogaritur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Njëherësh është zhvilluar një metodologji për llogaritjen e shportës mesatare dhe minimale të konsumatorit ku kontestohen disa artikuj në metodologji, si dhe llogaritjet e bëra nga sindikatat, ku ka më shumë dallime. Në periudhën e ardhshme, do të punohet me institucionet përkatëse, për të përmirësuar aktualitetin e të dhënave, në mënyrë që të publikohet me saktësi dhe në kohë shporta e konsumatorit për secilin muaj.
Nga LSM sërish kanë aktualizuar rritjen e pagës minimale duke marrë parasysh se sipas tyre , nëse dy punëtorë në një familje dhe me një përshtatje kaq të mjerueshme të pagës minimale prej 1,600 denarësh janë në pagë minimale apo pranojnë këtë pagë, atëherë atyre u mungojnë diku rreth 100 denarë, për të qenë në gjendje të mbulojnë vetëm këtë rritje të vlerës së shportës minimale sindikale, e cila është për një familje me katër anëtarë dhe që përfaqëson ose parashikon kushtet më të nevojshme të jetesës. Andaj pagat duhet të rriten edhe më tej, sepse kjo rritje e asaj vlere tashmë i ka ngrënë pagat e rritura më parë të punëtorëve shtojnë sindikalistët. (koha.mk)
